Të përjashtuarit, kaos në Kuvend/ Projektligjet u miratuan mes zhurmës nga deputetët e Foltores

AKTUALITET


Flamur Noka është një nga 23 deputetët e përjashtuar që erdhi në Kuvend edhe pse nuk i lejohej hyrja.

Opozitarët nuk i përdorën kësaj radhe grushtat dhe bryllat ndaj oficerëve të gardës, por e dhanë mesazhin me simbole.


Miellit nuk i shpëtoi as administrata e Kuvendit, e cila u sulmua edhe me vezë.

Përmes simboleve foli edhe Dashnor Sula, i cili ironizoi qeverinë për rikthimin e lojërave të fatit.

Paralelisht me protestën e Sulës që ju hodhi socialistëve para false në sallë, mazhoranca e tërhoqi ligjin që rikthen bastet online duke mos e votuar as kësaj jave.

Kuvendi votoi rendin e ditës pa zhvilluar diskutime. Mes tyre, u miratua edhe një dekret i Presidentit, duke i pranuar Begajt vërejtjet për ligjin e dekoratave, i pari që ky kryetar shteti ktheu pas.

Lulzim Basha, që kishte hyrë brenda herët në mëngjes për të shmangur përplasjet me grupin e Berishës dhe Bardhit, nuk votoi nismat e qeverisë, por nuk i shpëtoi akuzave nga Foltorja.

Arsyeja pse kryetari i PD-së erdhi në Kuvend, lidhej me një amendament që ai kishte propozuar, të cilin mazhoranca ja rrëzoi.

Pas këtij momenti, Basha u largua nga salla.

Grupi i të përjashtuarve që po priste në oborr, nuk e përfilli parakalimin e ish-liderit.

1-Albana Vokshi
2-Sorina Koti
3-Elda Hoti
4-Lindita Metaliaj
5-Isuf Cela
6-Tritan Shehu
7-Lefter Geshtenja
8-Helidon Bushati
9-Xhelal Mziu
10-Edmond Spaho
11-Oerd Bylykbashi
12-Ervin Salianji
13-Saimir Korreshi
14-Kasem Mahmutaj
15-Ramadan Likaj
16-Kastriot Piroli
17-Qani Xhafa
18-Lodovik Hasani
19-Luan Baçi
20-Bledion Nallbati
21-Asllan Dogjani
22-Flamur Noka
23-Gazmend Bardhi

Kujtojmë se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha bashkë me deputetët e tij, ka mbërritur rreth 1 orë para në Kuvend.




Skip to toolbar