Mbyllja e “TikTok” dhe “Snapchat”, Rama: Ka tension artificial që afekton edhe fëmijët

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama po vijon takimet këshilluese me prindërit për kufizimin e rrjeteve sociale si TikTok dhe Snapchat.

Sot ai ndodhet në shkollën “Janaq Kilica” në Fier. Rama nuk kurseu kritikat ndaj mediave, teksa bëri fajtorë dhe deputetë që me sjelljet e tyre në Parlament ndikojnë te fëmijët.

Rama: Dallimi shumë i madh midis shqetësimeve serioze që shprehën ata që ishin në atë takim nëna, baballarë por edhe njerëz që duke qenë pjesë e këshillave të prindërve kishin një lloj horizonti më të gjerë sa i përket komunitetit të prindërve në tërësi dhe këndvështrimeve.

Furtunë e përditshme lajmesh pjesa më e madhe e të cilave janë gjysmë të vërteta, një lum i madh njerëzish që flasin, që debatojnë, por që nuk debatojnë por zihen, komunikim në mexhelis përmes ekraneve që është shqetësues që kulmon aty ku normalisht duhet të kishte si minimum një etikë komunikimi salla e parlamentit në gjithë këtë atmosferë të mbingarkuar që është pasqyrë e deformuar e realitetit.

Fakti që problemet reale nuk diskutohen nga problemet merren spunto për të hedhur në mexhelis sa më shumë material në favorin tënd dhe kundër tjetrit bën që shoqëria të jetojnë një lloj tensioni artificial por është tension dhe prodhon vështirësi në të gjithë marrëdhënien. Në këtë hynë fëmijët që jetojnë në dy botë paralele. Nëse janë më pak të afektuar nga bota paralele e mediave, por tensionin e marrin përmes të rriturve, të afektuar përmes klasës, shtëpisë, tik tok apo Snap Chat.



Skip to toolbar