Analisti Mentor Nazarko ka folur në emisionin “Real Story” për mbylljen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, e njohur ndryshe si USAID.
Ai u shpreh se Donald Trump është koherent në pikëpamje të efektivitetit të shkurtimeve financiare Sipas Nazarkos, USAID është 50 miliardë dollarë vetëm buxheti i 2023, afro 11 mijë punonjës.
“Trump është koherente, Trumpi dy me Trumpin një, në rikonceptimin e ndihmës ndërkombëtare të SHBA. E ka bërë këtë kundrejt OBSH, kundrejt OBSH dhe sigurisht të njëjtën gjë do bënte me USAID. Me përfshirjen e Elon Musk në agjencinë e efektivitetit të qeverisjes, e cila synon uljen e shpenzimeve, uljen e të punësuarve në organizatat publike, tani gërshëra shkon te USAID.
Pra, në pikëpamje të efektivitetit financiar, ai është koherent dhe në raport me atë që ka bërë përpara. A ka brenda dhe rishikim të politikave të tij ndërkombëtare, unë mendoj që nuk ka, sepse ai dhe këtu është koherent në raport me qasjen e mëpërparshme.
USAIDI është 50 miliardë dollarë vetëm buxheti i 2023, afro 11 mijë punonjës”, tha analisti./abcnews.al