McGonigal/ Rama përgjigjet në interpelancë: Mocioni më absurd

Më të fundit


Kryeminsitri Edi Rama ka marrë fjalën në seancë plenare, për t’iu përgjigjur pyetjeve mbi cështjen McGonigal.

“Prej javësh në Shqipëri ka shpërthyer një kanal ujërash të zeza në një përpjekje për të shfrytëzuar politikisht një proces gjyqësor në SHBA që nuk ka asnjë lidhje me shtetin shqiptar, me qeverinë e Shqipërisë apo me mua personalisht. Çfarë ka ndodhur konktretisht: Një ish zyrtar i FBI akuzohet për një bashkëpunim të paligjmshëm me oligarkun rus Deripaska. Prokurorët sipas tyre kanë pikasur edhe një sërë shkeljes që lidhet me udhëtimet në vendin tonë, ku në akt akuzë thuhet se ai ka ardhur edhe në Shqipëri dhe është takuar me mua,. Aktakuza thotë se ai nuk i ka deklaruar takimet me mua dhe ka marrë edhe para borxh.


Në aktakuzë gjithashtu flitet edhe për çështjen e hetimeve të parave ruse në PD. Procesi nuk ka asnjë të akuzuar tjetër përveç personit. Kaq janë faktet. Por pavarësisht një hetimi të gjatë që unë kam marrë vesh vetëm kur ka dalë në media, nuk ka asnjë akuzë ndaj meje përveç raportimit korrekt të takimeve me mua”u shpreh Rama ndërsa shtoi se ky është emocioni më absurd në historinë e këtij kuvendi.

“Është mocioni më absurd në historinë e këtij kuvendi, në formën e një marrie konspirative, që edhe në Hollivud do refuzohej si një shthurje delirante. E kam thënë se nuk do furnizoj më me energji zjarrin. Me fjalorin e kësaj luftë të ulët, e kësaj opozitë që vetëm përsërit vet veten. Jam përfshirë me zell e me zjarr dhe jam bërë padashje unë pjesë e asaj masa të errët.
Jemi thjesht një jashtëqitje masive e kombit e ndarë përgjysmë. Mjaft më, ka kaq shumë për të bërë jashtë këtij qerthulli. Shani, shpifni, protestoni sa të doni, por nderin e përballljes me mua duke rrokanisur konkën e miletit s’keni për ta patur më. Po të doni mos u shkulni më kurrë, por s’do me këni më palë.” -vijoi më tej Rama.




Skip to toolbar