“McGonigal, stuhi në gotë”, Nazarko: Përmendja e Ramës ka dhënë ‘ushqim’ për opozitën

AKTUALITET


Për analistin Mentor Nazarko cështja McGonigal në Shqipëri, është një stuhi në gotë. I ftuar në studion e ABC News, Nazarko tha se ‘McGonigal’ është një dosje e paplotë, në hetim e sipër, dhe se elementët që disponohen deri tani nuk justifikojnë asnjë ndjenje revolte si ajo që përpiqet të nxisë opozita.

“Është një dosje e paplotë në hetim e sipër. Elementët që disponohen deri tani nuk justifikojnë asnjë ndjenje revolte si ajo që përpiqet të nxisë opozita. Rama nuk është takua me ndonjë bandit, apo njeri të përfolur për krim, por me një zyrtar të lartë të FBI.” -u shpreh Nazarko ndërsa komëntoi edhe kërkesën e demokratëve që SPAK të hetojë këtë çështje.


“SPAK s’mund të zhvillojë hetime pa patur indicie që lidhen me veprimtarinë e Ramës në Shqipëri. Në rastin më të mirë duhet të presësh të mbarojë hetimi atje që të ketë zhvillim në këtë front. Gjithcka që po ndodh është një stuhi në gotë. Përmendja e Ramës ka dhënë ushqim për një betejë të opozitës, për shkak të përcarjes, afrimit të zgjedhjeve, apo problemeve me drejtësinë.” -vijoi më tej Nazarko.




Skip to toolbar