Me 18,500 paund të padeklaruara në Rinas, procedohet 32-vjeçari nga Rumania

AKTUALITET


Policia Kufitare ka goditur një rast tjetër të mosdeklarimit e parave në kufi në aeroportin Rinas.

Pas një kontrolli të shtuar, 18,500 paund u sekuestruan nga një shtetas rumun 32-vjeçar.


Ai u arrestua dhe u procedua penalisht për mosdeklarimin e parave në kufi, siç përcakton ligji.

Shtetasi kishte vendosur të mos deklarojë shumën e parave në kufi, por shuma u gjet gjatë kontrollit fizik dhe u sekuestrua si provë materiale.

Materialet procedurale u dërguan në Prokurori dhe shtetasi rumun pritet të përballet me akuzën për mosdeklarimin në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë.




Skip to toolbar