Pasi qëndruan katër muaj në karantinë, të rinjtë anglezë e kanë shijuar mbrëmjen e djeshme nëpër pube e festa, kryesisht në Londër.
Me birra, shampanjë e cigare në duar, ata kanë festuar si asnjëherë tjetër lirinë, duke e ‘fshirë’ nga kujtesa pandeminë që i mbajti shumë gjatë të mbyllyr.
Ata shihen pa maska, pa distancim social, duke kërcyer e kënduar. Mes tyre shihet edhe policia, e cila qëndroi në gatishmëri për mbajtjen nën kontroll të situatës.