Me breshëri kallashi në mes të Kavajës, mbyllet në psikiatri autori

AKTUALITET


Prokuroria e Kavajës ka vendosur të dërgojë në Qendrën Psikiatrike të Tiranës autorin e plagosjes së tregtarit Rexhep Tare. Pak ditë më herët Fitim Baboçi qëlloi me breshëri kallashnikovi, në mes të Kavajës duke shkaktuar plagosjen e tregtarit Rexhep Tare. Fatmirësisht ai u bllokua nga dy qytetarë të Kavajës të cilët nuk lejuan vazhdimin e breshërisë së automatikut. Më pas autori u arrestua nga policia, dhe gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg. Por duket se gjendja mendore e Baboçit është përkeqësuar ndaj dhe prokuroria ka kërkuar trajtimin e tij në spitalin psikiatrik të Tiranës.

Në dëshminë që ka dhënë para policisë, autori i krimit ka thënë se e ka plagosur tregtarin Tare se ai e kishte ofenduar. “Këtë akt unë e bëra nga gjendja e rënduar psikologjike, sepse Rexhep Tare ka shumë kohë që më ofendon dhe më shan duke më thënë publikisht se “ti je i mallkuar dhe përdhunues”. Konkretisht isha poshtë pallatit tek zona ku unë banoj në Kavajë, pashë personin që më ka nxjerrë namin u revoltova dhe kam marrë armën në banesën time dhe mendova që ta plagosja tek këmba”, ka deklaruar Baboçi në polici.





Skip to toolbar