“Me Greqinë të operojmë në kushte reciprociteti”/ Idrizi: Të dialogohet për çështjen çame dhe ligjin e luftës

Më të fundit


Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi thotë se politikanët shqiptarët kanë qenë të kompleksuar në raport me Greqinë, ndërsa kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij në Athinë tha për herë të parë disa të vërteta.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Idrizi u shpreh se çështje të tilla si ajo e shqiptarëve të Çamërisë dhe ligji i luftës, janë përmendur shumë pak, për t’i patur marrëdhëniet e mira me Greqinë, por sipas tij, me shtetin fqinj, Shqipëria nuk i ka pasur marrëdhëniet e mira në 30 vitet e fundit.


Idrizi shtoi se ka ardhur koha që me Greqinë të operojmë në kushte reciprociteti.

“Padyshim që në raport me Greqinë, të gjithë politikanët shqiptarë kanë qenë të kompleksuar, të intimiduar, edhe me komplekse inferioriteti. U ndjeva mirë kur e pashë dhe dëgjova zotin Rama. Realisht, ai evokoi dhe disa gjëra që janë probleme të mbartura, siç është ligji i luftës, çështja e shqiptarëve të Çamërisë. Bëri dhe një histori duke na evokuar dhe momente të caktuara, që ka pasur edhe iniciativa për të bërë konfederatë. Ajo që unë dua të theksoj sot, shumë nga politikanët shqiptarë, në momente të caktuara, e kanë përmendur çështjen çame dhe ligjin e luftës, por ka pasur edhe heshtje të madhe në kohë. Ky moment të jetë një pikë kthese që çështje të tilla themelore midis Shqipërisë dhe Greqisë, mos të jenë çështje që nuk shtrohen në tavolinë, nuk dialogohen dhe nuk gjenden zgjidhje.

Ne për 30 vjet, çfarë kemi bërë? Që të kemi marrëdhënie të mira me Greqinë, kemi folur ndonjë fjalë dhe kemi heshtur, mos t’i hapim këto çështje se mos prishim marrëdhëniet me Greqinë. Realisht, ne në këto vite, nuk kemi pasur marrëdhënie të mira me Greqinë. Kjo është alfa e gjithë kësaj historie. Ne kemi lejuar Greqinë që sa herë kemi pasur nevojë të avancojmë në rrugën e integrimit, Greqia jo vetëm ka qenë e fundit dhe ka vënë veton, por gjithmonë ka bjerrë nga një copë të interesit tonë kombëtar. Për një copë Beleri me 3 emra, me 3 dënime me burg, unë nuk kuptoj dot, ne diskutojmë për një hidraulik me 3 emra. Këtë personazhin që ne edhe e kandidojmë në Shqipëri, fatmirësisht Greqia na ndihmon.

E mori Belerin dhe po u afron qytetarëve evropianë grekë si përfaqësusin e tyre. Ai vlen për të tonifikuar basifonet e politikës greke për pjesën më radikale. Greqia nuk e heq ligjin e luftës me Shqipërinë, për të mbajtur në këmbë fobirat e Vorio Epirit. Rama kësaj radhe tha një të vërtetë tjetër, ne na është thënë gjithmonë që me vendosjen e marredhenieve diplomatike, s’ka pretendime territoriale, Me deklaratën e Papandreut të 1986, është hequr ligji i luftës.

Rama tha, jemi në gjendje lufte dhe pas kësaj vijnë edhe pasojat jurifdike. Për herë të parë, pala shqiptare po thotë një të vërtetë të madhe. Greqia mban një ligj lufte të plotë, si është e mundur që Greqia mban dy të vërteta të mëdha, një ligj lufte dhe një traktat miqësie. Shpresoj që Rama nuk e ka thënë për retorikë”, theksoi ai./abcnews.al




Skip to toolbar