“Më jep 2000 euro ose…”, kanosi 37-vjeçarin, arrestohet autori në Tiranë

AKTUALITET


Një 39-vjeçar nga Korça ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim për kanosje dhe shantazh.

I arrestuari është shtetasi Kreshnik Aliaj, i cili dyshohet se nëpërmjet komunikimeve në rrjete sociale, ka kanosur për jetën, një shtetas 37 vjeç, nëse ai nuk do t’i jepte një shumë parash prej 2000 eurosh.


“Si rezultat i bashkëpunimit mes strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe të DVP Tiranë, kapet në qytetin e Tiranës dhe vihet në pranga një 39-vjeçar i akuzuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Korçë, falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

Kreshnik Aliaj, 39 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, pasi dyshohet se nëpërmjet komunikimeve në rrjete sociale, ka kanosur për jetën, një shtetas 37 vjeç, nëse ai nuk do t’i jepte një shumë parash”, njofton policia.




Skip to toolbar