Me kallashnikov në shtëpi, arrestohet 48-vjeçari në Elbasan

AKTUALITET


Një 48-vjeçar në Elbasan është vënë në pranga pasi është kapur me armë në banesë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës me fokus evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të posedimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë siguruar informacion se një shtetas mbante armë zjarri. Ky informacion është ndjekur proaktivisht, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit dhe si rezultat është finalizuar operacioni policor “Recidivist”. Në kuadër të këtij operacioni, në banesën e shtetasit K. R., në lagjen “Skënderbej”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov”, njoftoi policia.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.




Skip to toolbar