Me kokainë e kanabis, “Shqiponjat” kapin 2 të rinj

AKTUALITET


Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj pasi janë kapur me drogë dhe armë të ftohtë. Sipas informacioneve zyrtare, specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve M. S., 28 vjeç dhe E. P., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre në kohë dhe vende të ndryshme nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” shtetasit M. S., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, ndërsa shtetasit E. P., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë e ftohtë (thikë).

Po kështu nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. M., 43 vjeç, pasi në rrugën “Abdi Toptani”, ka prishur qetësinë publike dhe ka goditur  për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Bashkiake.


Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.




Skip to toolbar