Me maska edhe jashtë, Franca shton kufizimet për të frenuar pandeminë

AKTUALITET


Franca ndjek shembullin e Spanjës dhe nga kjo e hënë e bën të detyueshme mbajtjen e maskës edhe në ambiente të hapura. Urdhri është i vlefshëm për personat mbi 11 vjec dhe për zonat e populluara të Parisit, të tilla si anët e lumit Senë apo tregjet e hapura.

Sipas një liste që i është dërguar policisë, qytetarët janë të detyruar të mbajnë maskën në më shumë se 100 rrugë. Megjithatë atraksionet turistike; të tilla si Kulla Eiffel, Harku i Triumfit apo Champs Elysee, përjashtohen nga masa e re.


Mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura publike ka qenë e detyrueshme që më parë. Të gjithë ata që nuk respektojnë rregullin rrezikojnë të gjobiten me 135 euro.  

Hyrja në fuqi e urdhrit të rivjen ndërsa vendi është i përfshirë nga valë e të nxehtit afrikan, me temperaturat që i kaluan 40 gradë Celsius në disa rajone. Vapa do të zgjasë deri të martën, e mbajtja e maskës pritet të jetë tejet sfiduese. Për disa masa është e panevojshme.

Pas një izolimi strikt disamujor, Franca arriti të sheshonte kurbën e infektimeve të reja, por që prej muajit korrik, rastet kanë qenë në rritje. Të premten vendi raportoi 2288 infektime të reja në 24 orë, shifra më e lartë kjo në periudhën e post-izolimit.  Ekspertët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se Franca mund të humbasë kontrollin ndaj Covid-19 në çdo moment.




Skip to toolbar