“Më ofruan 500 mijë euro”, ish-presidenti i klubit Partizani tregon si i bënë presion për të dorëzuar klubin në duart e Malltezit dhe Bektashit

AKTUALITET


Ish-presidenti i klubit Partizani, Paro Laçi zbardhur detaje nga privatizimi i ish-kompleksit “Partizani”, që çoi pas hekurave Jamarbër Malltezin, ndërsa la në ‘detyrim paraqitje’ ish-kryeministri Sali Berisha dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi.

Gjatë intervistës në “Real Story” Laçi tregoi disa episode sesi kërcënohej për t’u larguar nga kompleksi. Ai përmendi emra, mes të cilëve edhe të ish- ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, që sipas tij e kanë kërcënuar për të firmosur dorëzimin e klubit.

Ai thotë se oreksi për të grabitur ish-kompleksin Partizani, ka nisur që në kohën kur babai i Jamarbër Malltezit, Luan Malltezi ka qenë në krye të Arkivit të Shtetit.

“Sot filloi dita me një intensitet i madh për mua. Kam qenë mbi katër orë në SPAK, dhashë një dëshmi të detajuar për historinë  klubit Partizani. Ata morën shkas pas një emisioni televiziv, ku unë preka disa detaje me emër dhe mbiemër dhe mbrëmë u kontaktova që mund të paraqitesha për të dhënë dëshmi. Kam qenë personi më protagonist në atë grabitje, atë sjellje të ashpër. Në  vitin 1996, i ati i Jamarbër Maltezit ka qenë Drejtor i Arkivës së Shtetit dhe aty siç duket ka filluar oreksi.

Këto dokumentacione i kam paraqitur, siç deklarova dhe në SPAK, kam debatuar me Jamarbër Malltezin, ai duke pretenduar  se është prona e jonë, e familjes, dhe unë duke kundërshtuar në mënyrë absolute, sepse i ati i tij ka lëshuar një letër të vulosur dhe firmosur dhe unë kam vendosur pastaj në dispozicion në facebook tim që në 2011, i kam afishuar këto fakte, që Italia fashiste ka paguar me flori i kam publikuar që në maj është edhe shuma, dekreti i kryeministri i asaj kohe, Shefqet Vërlaci, mos u gabofsha. Këto familje kanë marrë para dhe i bie që s’janë pronarë të asaj tokë.

Tani pse t’i biem anash. E di gjithë Tirana që ajo ka qenë pronë e shtetit. Sapo është vënë Fatmir Mediu është vënë i gjithë zinxhiri i ushtrisë dhe gjithë dekretet që ka nxjerrë Berisha, për t’ia dhuruar këtë pronë. Për t’ia dhuruar Berisha Malltezit. Nëse ata e bletë poshtërisht me dokumente false, ajo pronë ishte në pronësi të klubit të Partizanit  Na e kanë marrë klubin si vandal. Na kanë hedh në rrugë me shkelma. Në 2009, derisa partizanin e përfunduan në kategorinë e tretë, unë u arrestova për këtë problem. Ata kanë filluar të ndërtojnë këto pseudo pronarë, por janë vandalë. Ku është Xhim Begea? Ku është Ben Imamin? pse fshihet? Ben imami më ka bërë presion mua. Më ka bërë personalisht presion. Behët fjalë rreth viteve 2010. Kur unë jam arrestuar në mars të 2011, kanë filluar të vënë tullën e parë, sepse falë tifozi Erise dhe gazetarisë, herë u fshihnin herë jo. Gjithë shteti u vu në funksionim. Këta hajdutë na hodhën në rrugë. Berisha është shumë i ashpër kur do të grabis

Sapo është vënë Fatmir Mediu është vënë i gjithë zinxhiri i ushtrisë dhe gjithë dekretet që ka nxjerrë Berisha, për t’ia dhuruar këtë pronë. Për t’ia dhuruar Berisha Malltezit. Nëse ata e bletë poshtërisht me dokumente false, ajo pronë ishte në pronësi të klubit të Partizanit  Na e kanë marrë klubin si vandal. Na kanë hedh në rrugë me shkelma. Në 2009, derisa partizanin e përfunduan në kategorinë e tretë, unë u arrestova për këtë problem. Ata kanë filluar të ndërtojnë këto pseudo pronarë, por janë vandalë. Ku është Xhim Begea? Ku është Ben Imamin? pse fshihet? Ben imami më ka bërë presion mua. Më ka bërë personalisht presion. Behët fjalë rreth viteve 2010. Kur unë jam arrestuar në mars të 2011, kanë filluar të vënë tullën e parë, sepse falë tifozi Erise dhe gazetarisë, herë u fshihnin herë jo. Gjithë shteti u vu në funksionim. Këta hajdutë na hodhën në rrugë. Berisha është shumë i ashpër kur do të grabis”, tha ai.

Ai thekson se ka pasur edhe një ofertë nga Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi për të dorëzuar klubin në duart e tyre, ofertë të cilën e ka refuzuar.

“Unë kam pasur presion nga Agron Kuliçi, mbasi nuk pranova të firmos për të dorëzuar klubin dhe mbasi këta më premtuan… Nuk ka se si SPAK mos të këtë fakte për Fatmir Bektashi, i ka dhënë kujtdo, dhe më ka ofruar dhe mua një kontratë për ndërtim. Më ofruan 500 mijë euro dhe ambiente ndërtimi nga Xhim Begea, Jamarbër Maltezi dhe Fatmir Bektashi. Kam pasur kontakte direkt. Ata klubin nuk e morën me ligj, por me maliq. Kanë hyrë një ditë të bukur, kanë thyer zyrat e klubit dhe kanë bërë dy ambiente”, tha ai.



Skip to toolbar