Meçollari zbulon pse Putin e vrau Navalny para zgjedhjeve: Diçka nuk po funksionon në llogaritjet e presidentit rus

Më të fundit


Kapiten Artur Meçollari, ka thënë se Vladimir Putin e vrau liderin e opozitës ruse Alexey Navalny, para zgjedhjeve sepse ai ishte i vetmi opozitar.

I ftuar në emisionin “Real Story”, ai ka deklaruar se Putin do zgjidhet president, por shikon një tendencë që diçka nuk po funksionon në llogaritjet e Putin.


Sipas Meçollarit, krijon një frikë të jashtëzakonshme të vrasësh liderin, ose drejtuesin opozitar, ndaj opozitarëve të tjerë.

“Putini mund ta vriste në cdo kohë, ishte në burg në një burg federal, dhe mund ta vriste edhe një ditë pasi të ishte zgjedhur president dhe pasoja apo dëmi që mund të shkaktonte për postin e tij të presidentit do ishte minimal.

Pse duhet ta bëjë para zgjedhjeve? Pikërisht sepse ai është i vetmi opozitar. Natyrisht Putin do zgjidhet President, çështja është me sa vota do të zgjidhet. Dhe unë shoh një tendencë që diçka nuk po funksionon në llogaritjet e Putinit, dhe kjo është arsyeja që duhej eleminuar. E para, krijon frikë në popullsi. Krijon një frikë të jashtëzakonshme të vrasësh liderin, ose drejtuesin opozitar, ndaj opozitarëve të tjerë krijon një panik të jashtëzakonshëm. Sepse vret famën e tij, idealin e tij. Pse para zgjedhjeve, sepse ai mund ta bënte në çdo kohë. Sepse unë gjykoj që situata në Rusi nuk është e qetë për Putinin, pavarësisht kush është Navalny kemi edhe një periudhë 2-vjecare ruse që e ka lodhur popullin rus në një luftë që për shumë mund të jetë luftë patriotike, për shumë nuk është sidomos për pjesën europiane. Ndaj edhe një vrasje e tillë krijon terror, jep një mesazh ku të gjithë duhet të futen në rresht”, tha ai.




Skip to toolbar