Mediat izraelite: Presidenti Isaac Herzog viziton Shqipërinë javën e ardhshme, do të takohet me Ramën dhe Begajn

BOTA


Presidenti izraelit Isaac Herzog do të vizitojë Serbinë dhe Shqipërinë më 11 Shtator. Lajmi raportohet nga mediat izraelite, duke cituar një zyrtar të lartë të informuar në lidhje me këtë çështje.

Udhëtimi i planifikuar i zyrtarit izraelit do të zgjasë 24 orë. Herzog do të takohet me homologët e tij, presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe presidentin shqiptar Bajram Begaj.

Sipas Times of Izrael, Herzog do të zhvillojë një takim dhe me kryeministrin Edi Rama./abcnews.al



Skip to toolbar