Mega-operacion në Turqi, goditen tre organizata, mbi 100 të arrestuar, sekuestrohen armë e drogë

BOTA


Një megaoperacion policor është zhvilluar në Turqi, në kuadër të të cilit janë goditur tre organizata kriminale, që drejtoheshin nga Vedat Kıpçak, Fırat Erdal dhe Ersin Bulut, njoftojnë mediat vendase.

Lajmi u konfirmua nga ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, i cili njoftoi se, aksioni u zhvillua në disa zona të qytetit të Bursa, si rezultat i të cilit janë kapur 112 persona të dyshuar dhe janë sekuestruar drogë, armë dhe elementë të tjerë kriminalë.


Është konstatuar se ata kanë kryer krimet e krijimit të një organizate të armatosur për kryerjen e krimeve, trafikut të drogës, favorizimit të kriminelëve me anë të forcës, dhunës dhe kërcënimit, pastrimit të produkteve të veprës penale dhe kontrabandës së emigrantëve.

Gjatë operacioneve janë kapur 74 të dyshuar, anëtarë të grupit të krimit të organizuar, të drejtuar nga Vedat Kipçak. Janë sekuestruar 13 kilogramë metamfetaminë, 87 litra metamfetaminë e lëngshme, 450 mijë pilula narkotike, sasi të ndryshme kokaine, 5 armë pa leje, 7 peshore precize.

Janë kapur 22 të dyshuar, anëtarë të grupit të krimit të organizuar të drejtuar nga Fırat Erdal. U sekuestruan 9,5 kilogramë metamfetaminë, 3 peshore precize dhe 3 armë pa leje.

Janë kapur 16 të dyshuar, anëtarë të grupit të krimit të organizuar të drejtuar nga Ersin Bulut. Janë sekuestruar 32 kilogramë metamfetaminë dhe 1 peshore precize.




Skip to toolbar