Meksikë/ Shkëmbim zjarri mes civilëve dhe forcave të sigurisë në kufi me Teksasin, 12 të vdekur

BOTA


Të paktën 12 persona u vranë në një shkëmbim zjarri me forcat e sigurisë në Meksikën veriore pranë kufirit me Shtetet e Bashkuara. Agjencia e sigurisë së shtetit Tamaulipas tha se ushtarët ishin në patrullë në komunën e Miguel Aleman, përgjatë kufirit të Teksasit, kur ata u sulmuan nga “civilë të armatosur”.

Agjencia nuk iu përgjigj pyetjeve nëse ndonjë ushtar u vra apo u plagos në shkëmbim zjarri. Shteti i Tamaulipas ka grupe të ndryshme të krimit të organizuar, aktivitetet kryesore të të cilave përfshijnë kontrabandën e qenieve njerëzore dhe trafikun e drogës, thonë autoritetet lokale meksikane.





Skip to toolbar