Melinda Gates i nisi procedurat e divorcit 2 vite më parë!

BOTA


Divorci i njoftuar ditët e fundit nga Bill dhe Melinda Gates ishte menduar prej disa kohësh.

Gruaja e themeluesit të Microsoft filloi të këshillohej me avokatët për divorcin rreth dy vjet më parë, në tetor 2019, kur takimet e përsëritura të burrit të saj me Jeffrey Epstein u bënë publike, pasi ky i fundit u arrestua për trafik seksual të fëmijëve.


Wall Street Journal e shkruan këtë, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje dhe pasi shqyrtoi disa dokumente.

Daily Beast kishte shkruar më parë se Melinda, e cila është e përkushtuar për të promovuar të drejtat e grave, u zemërua pasi ajo dhe burri i saj u takuan me Epstein në rezidencën e saj në Manhattan në 2013, duke i thënë Billit se nuk ndjehej mirë dhe aq më tepër pasi ai ishte i përfolur për abuzim seksual ndaj të miturve.

Megjithatë, bashkëshorti i saj vazhdonte ta frekuentonte, me pretendimin se një shoqëri e tillë ekzistonte për shkak të aktiviteteve filantropike, duke përjashtuar në mënyrë kategorike pjesëmarrjen e tij në aktivitete të dyshimta ose seksuale të organizuara nga Epstein.

Gates ndërkohë kishte vendosur të ndante pasuritë e tyre, me vlerë të paktën 130 miliardë dollarë dhe ditët e fundit Bill tashmë ka transferuar pasuri të ndryshme me vlerë gati 2.4 miliardë dollarë te Melinda.




Skip to toolbar