Merr flakë banesa në Pukë, detajet e para

AKTUALITET


Një banesë në fshatin Mesul të Pukës është përfshirë nga flakët. Dyshimet e para janë se shkak është bërë një shkëndijë elektrike. Ndërkohë, mësohet se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Njoftimi i Policisë:

Në fshatin Mesul, në banesën e shtetasit ka rënë zjarr dhe për pasojë banesa është djegur plotësisht. Nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektike. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit./abcnews.al



Skip to toolbar