Merr flakë magazina me bazë ushqimore/ Pronari digjet në tentativë për të shuar zjarrin

AKTUALITET


Një magazinë ka marrë flakë mbrëme në Korçë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 dhe zjarri ka rënë në vendin ku mbahej bazë ushqimore të bagëtive. Në tentativë për të shuar zjarrin ka pësuar djegie pronari i magazinës, Arben Dalipi. Shkaku i rënies së zjarrit ende nuk dihet.

Njoftimi i Policisë:


Korçë/Informacion paraprak Më datë 01.11.2022, rreth orës 21:00, në fshatin Kamenicë, Korçë, ka rënë zjarr në ambientin ku mbahej baza ushqimore e bagëtive, në pronësi të shtetasit A. D., i cili duke u munduar të shuante zjarrin, ka pësuar djegie trupore dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.




Skip to toolbar