“Akademia e Albanologjisë do organizohet” vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ndërsa u njoftua nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi.
“Edhe pse u mbështet në mënyrë të vazhdueshme nuk arriti të riorganizohet për të qenë në përputhje me ligjin pwr arsimin e lartw. Ministria vijoi me një kontroll dhe janë konstatuar një sërë problematikash parregjullsish të rënda ligjore.
Mund t’ju përmend disa nga këto shkelje më thelbësoret: ASA sot që flasim nuk ka patur një fakultet që është detyrimi i parë ligjor. Nuk kanë asnjë fakultet dhe në asnjë prej njësive përbërëse të saj, nuk ka mësimdhënie që e bën të padmunur të vijojë të funksionojë si institucion i Arsimit të Larta.
Është e paakredituar, ndërkohë që institucionet e tjera janë akdredituar nga dy apo tre herë. Mosakreditimi i programeve të studimit, e bën të pamundur të lëshojë diploma. Sepse akreditimi garanton cilësinë. Ndërkohë akademia ka lëshuar diploma, duke kryer shkelje tjetër. Nga ana tjetër ka 8 vite që ASA nuk regjistron asnjë student. Ka një sërë argumentash që e bëjnë të pamundur ekzistencën e ASA-s si një institucion të Arsimit të Lartë.
Ne kemi një vendim ku shkeljet dhe parregullsitë janë të mëdha kështu që ne sot me vendim të Këshillit të Ministrave po e riorganizojmë këtë Akademi duke i riorganizuar institutet e saj pranë Akademisë së Shkencave. Personeli dhe të gjitha transferohen tek Akademia e Shkencave” tha Kushi.