Merrnin deri në 35 mijë dollarë, goditet rrjeti që trafikonte njerëz në SHBA dhe Kanada

AKTUALITET


Një ditë pasi e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Van Horn takoi kreun e SPAK, Altin Dumani dhe foli për luftën ndaj organizatave kriminale dhe trafikimit të drogës, Policia e Shtetit njoftoi goditjen e rrjetit të kontrabandës së qenieve njerëzore.

Sipas policisë u vunë në pranga, Cerkez Nikoci, Hazir Maçi dhe Ardjan Pirani, si të përfshirë në një rrjet kontrabande qeniesh njerëzore, e njohur ndryshe si dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shqiptarë, drejt Kanadasë, Shteteve të Bashkuara etj..

Hetimet disamujore kanë zbuluar se i dyshuari kryesor, i grupit në bashkëpunim me dy personat e tjerë, nëpërmjet sigurimit të dokumenteve të udhëtimit të falsifikuara, ka kontrabanduar disa shtetas shqiptarë, nga Shqipëria drejt disa vendeve të BE, prej andej në vende të ishujve Karaibe dhe më pas në shtete të tjera, me qëllim final premtimin dhe dërgimin e tyre në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. G

Gjithashtu, dyshohet se i dyshuari kryesor, ishte me precedent të mëparshëm në këtë aktivitet kriminal, merrte shuma nga 20 deri në 35 mijë dollarë, me premtimin e dërgimit të tyre në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.

Gjatë hetimeve dhe pas arrestimit, të dyshuarve iu janë sekuestruar shuma të mëdha parash cash, dokumente të ndryshme udhëtimi false, si dhe sende dhe prova të tjera në interes të hetimit./abcnews.al



Skip to toolbar