Mesazhi i ambasadorit të parë të SHBA: Për miqtë shqiptarë, ju përqafoj

AKTUALITET


Në 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë, ambasadori i parë amerikan, William E. Ryerson ka përçuar një mesazh për të gjithë shqiptarët, ku shprehet se i mungojnë të gjithë miqtë e tij këtu.

“Ne jemi ende duke festuar 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve tona me Shqipërinë dhe duam të ndajmë me ju një mesazh shumë të veçantë. Javën e kaluar, Ambasadorja Yuri Kim përkujtoi këtë moment historik të rëndësishëm për vendet tona dhe shpalli gjithashtu se rezidenca zyrtare e Ambasadorit Amerikan në Shqipëri tashmë do të njihet si “Shtëpia Ryerson”, në nder të William E. Ryerson, Ambasadorit të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Nga Shtetet e Bashkuara, Ambasadori Ryerson dërgoi këto fjalë thjeshtësisht të fuqishme për të gjithë miqtë shqiptarë të cilët i mungojnë.”





Skip to toolbar