Meta bën fushatë skutave”, Rama deklaratë të fortë nga Vlora: Kandidat zyrtar i LSI

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Presidentin Ilir Meta, teksa është shprehur nga Vlora se ai po bën fushatë për LSI me subjekte të OFL, shoqëruar me gjyqtarë dhe prokurorë të nxjerrë jashtë nga procesi i Vettingut.

Mes të tjerash, Rama u shpreh se Meta po shpërndan dekorata për fushatë, ndërsa shtoi me ironi se lajmi i fundit është që tani do të dekorojë edhe floktore në qytetin bregdetar.


“Presidenti, ose më saktë, Ilir Meta, tani është kandidat zyrtar i partisë së tij në Vlorë. Ai bën një fushatë skutave, me subjekte të OFL, i shoqëruar me gjykatës e prokurorë të nxjerrë jashtë nga Vettingu dhe ëndërrojnë revanshin përmes Saliut dhe Ilirit, që qëllimin kryesor kanë rimarrjen në duar të drejtësisë dhe rizhytjen e drejtësisë në llumin e të shkuarës. Shpërndan dekorata, tani lajmi i fundit është se do të dekorojë edhe floktore në Vlorë, nuk e di kujt do t’i bjerë. Nëse parukierja jote nuk dekorohet sot, thuaji nga ana ime të mos mërzitet. Presidenti ofron edhe nxjerrjen nga burgu të vëllait të X-it, apo të kunatit të Y-nit, një tërësi gjërash që do të jenë të mjaftueshme për vlonjatët për t’ia dhënë dërrmën këtyre forcave krejt të kundërta me historinë që po bëjmë ne dhe që më 25 prill të vazhdojmë punën”, tha Rama.




Skip to toolbar