Meta ‘ironi’ me Ambasadorin Soreca: S’na ndihmon dot me Kushtetutën, është i zënë ‘duke ndjekur paranë’

AKTUALITET


Në fjalën e tij para takimit me delegacionin e Komisionit të Venecias, presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza dhe ironi ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca. Sipas Metës, ndërkombëtarët nuk mund të ndihmojnë që të interpretojnë Kushtetutën që e kanë bërë së bashku, pasi janë të zënë “duke ndjekur paranë”…frazë kjo e përsëritur nga Soreca, ku e vlerëson Anti-KÇK-në si mënyrën e drejtë për të luftuar krimin.


“Po kështu ne këtu për fat të mirë apo të keq kemi dhe disa ekspertë ndërkombëtarë, me të cilët gjithashtu kemi bërë këtë Kushtetutë dhe që duhet të na ndihmojnë për të interpretuar drejt Kushtetutën. Mirëpo, edhe ata e kanë të vështirë ta bëjnë këtë çështje, se po merren me një gjë të madhe, po ndjekin paratë”, tha Meta.