Meta kopjon SHBA, video me akuza për Dvoranin (por jo përvëluese)

AKTUALITET


Presidenti Meta ka publikuar në faqen e tij zyrtare në facebook një video me akuza kundër kreut të KED-së, Ardian Dvorani, të cilën e cilëson si spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.

Ajo që bie në sy është se video në fjalë është ideuar njëlloj si videot e publikuara nga Ambasada Amerikane në Tiranë në lidhje me reformën në drejtësi dhe ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, për të cilat presidenti ka shprehur kundërshtitë e tij.

Megjithëse më herët presidenca kishte njoftuar se do të publikonte “fakte përvëluese”, në videon e publikuar të martën, nuk ka asnjë provë të re por janë përsëritje të akuzave dhe qëndrimeve të deritanishme që presidenti ka bërë kundrejt kreut të KED-së.

Meta e akuzon Dvoranin se ka shpërdoruar detyrën dhe ka përvetësuar kompetenca në zgjedhjen e Arta Vorpsit si anëtare të Kushtetueses dhe të gjitha këto sipas Metës, kreu i KED-së i ka bërë në shkelje të ligjit dhe me iniciativën e tij personale. Pikërisht këto akuza kreu i shtetit i ka depozituar më herët në prokurori dhe gjatë ditës së martë është thirrur dhe ka dëshmuar pranë organit të akuzës në lidhje me padinë e tij.

Të nderuar qytetarë,Ju ftoj të ndiqni me vëmendje dhe durim, spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.

Gepostet von Ilir Meta am Dienstag, 10. Dezember 2019


Skip to toolbar