Meta mbetet në burg/ Kryemadhi e mbron sërish: Nuk ka lidhje me akuzat

AKTUALITET


GJKKO ka shpallur vendimin për Ilir Metën. Ilir Meta mbetet në burg. Ndërsa për Monika Kryemadhin, u vendos masa “detyrim paraqitje”.

Monika Kryemadhi në komunikim për mediat u shpreh: “Aty u vërtetua që çështja CEZ-DIA ka filluar në janar të 2018 dhe duke qenë se nuk kanë pasur asgjë e kanë bashkuar me akuzat e mia. Ishte shumë qesharake ajo që tha Prokuroria. Për të gjitha gjërat që akuzohet Monika, por marrin në burg Ilir Metën. Unë kisha qejf që të ma bënin një herë në javë detyrimin për paraqitje, por do ta bëj një herë në muaj. Do të më keni këtu. Prokurori tha që ti Monika Kryemadhi ke bërë një operacion. Edhe vila që u tha është një vilë, unë nuk e kam porositur”.

Ndërsa për Piro Xhixhon u ndryshua masa, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.

Policia arrestoi më 21 tetor 2024 kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, nën akuzë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.



Skip to toolbar