Meta në pranga/ Nazarko: Akuzat janë shumë të rënda. Minxhozi: Drejtuesit e SPAK, nisen nga një çështje konkrete hetimore dhe zgjerojnë fushën e veprimtarisë

Më të fundit


Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion doli në një njoftim zyrtar pas arrestimit të ish-presidentit, Ilir Meta, duke renditur akuzat që rëndojnë ndaj tij.

I ftuar në “Real Story”, analisti Mentor Nazarko i ka konsideruar këto akuza shumë të rënda dhe është një detyrë e vështirë për mbrojtjen e Metës.

Ndërsa, analisti Skënder Minxhozi ka thënë se drejtuesit e SPAK, nisen nga një çështje konkrete hetimore dhe zgjerojnë fushën e veprimtarisë.

“Akuzat janë shumë të rënda dhe është një detyrë shumë e vështirë për mbrojtjen e zotit Meta apo personave të tjerë. Është 127 faqe, dosja është më e madhe se 500 faqe. Është e vërtetë që SPAK-u pavarësisht se në pikëpamje të burimeve njerëzore është i njëjti, janë zgjedhur pra më korrektët, më të mirët, por imagjinoj që SPAK-u duhet të imponojë standarde të reja dhe në hetim dhe në mënyrën se si sillet me të pandehurit. Për hir të vërtetës në hetim, SPAK ka imponuar disa standarde të rinj”, u shpreh Nazarko.

“Kemi shumë precedentë në këto 2-3 vitet e fundit që kjo që quhet drejtësia e re dhe sidomos drejtuesit e SPAK, por dhe BKH nisen nga një çështje konkrete hetimore dhe gjithmonë si metodë e hetimet e zgjerojnë fushën e veprimtarisë në atë që quhet hetim pasuror dhe kjo është kthyer në procedurë standarde tani”, tha Minxhozi./abcnews.al



Skip to toolbar