Meta – Ramës: Le të tmerrohen ata që do të bëjnë ‘tërmet’ në zgjedhje, qeveritarë apo banditë

Më të fundit


Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama ditën e sotme nga Fier, ku shigjetonte kreun e shtetit per procesin e vaksinimit të personaliteteve mbi 80 vjec.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Meta risjell në vëmendje një deklaratë të tij, ndërsa shtron disa pyetje nëse janë të shqetësuar për mesazhet e tij. Meta thekson se le të shqetësohen ata që mendojnë se do të bëjnë ‘tërmet’ në zgjedhje.


MESAZHI I METES
Janë të shqetësuar nga mesazhet e Presidentit?!
Janë të shqetësuar nga mesazhet e Presidentit?!
Le TË SHQETËSOHEN dhe le TË TMERROHEN të gjithë ata, të cilët mendojnë se do bëjnë “tërmet” në zgjedhje, si në Dibër, apo si në Shijak, qofshin këta qeveritarë, punonjës policie; qofshin banditë, gjithçka qofshin.




Skip to toolbar