Meta refuzoi të shkojë në seancë, Komisioni: Ja deri kur e presim!

Më të fundit



Presidenti i Presidentit Ilir Meta nuk u paraqit ditën e sotme në seancën dëgjimore të Komisionit Hetimor, të iniciuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkarkimin e tij.

Në një letër voluminoze drejtuar komisionit, Meta tha se kërkesa sipas tij nuk referon asnjë dispozitë kushtetuese. Sakaq, nga ana tjetër, komisioni u mblodh sërish ditën e sotme, për t’i vendosur Presidentit një afat të ri.


Kryetari i komisionit, Alket Hyseni, tha se Presidenti Meta, nga dita e nesërme, datë 19 maj, e deri të hënën, datë 24 maj, ka të drejtë të caktojë orën dhe ditën se kur mund të zhvillohet seanca dëgjimore.

Nga krahu tjetër, anëtari i komisionit Spartak Braho, reagoi ndaj letrës së Presidencës, ku ndër të tjera, thoshte se Parlamenti nuk është legjitim. Braho theksoi, se nëse Parlamenti nuk njihet, atëhere kjo sipas tij, mund të konsiderohet si një puç.

Alket Hyseni: Presidenti konteston legjitimitetin e Kuvendit, ngre pretendime procedurale lidhur me shkresat e Komisionit Hetimor. Ai thotë se në dy rastet ku i është kërkuar thirrja për t’u paraqitur në seancat dëgjimore, ka qenë i angazhuar. Secili nga anëtarët e komisionit, mund të njihet me tekstin e plotë të shkresës dhe argumentet e presidentit. Unë propozoj, që duke mundësuar dëgjesën e presidentit, me qëllim për të dëgjuar edhe palën tjetër që është le të themi pala nën hetim, sipas Kushtetutës, rregullores së Kuvendit, por edhe detyrim i këtij komisioni për të dëgjuar Presidentin, por edhe qëndrim dhe e drejtë nga ana e tij. Propozoj t’i nisim një shkresë Presidentit, që ne si komision, jemi të hapur për ta dëgjuar nga e nesërmja deri ditën e hënë. Për ta dëgjuar, e të shmangur alibitë. Nga data 19 maj deri të hënën. Ne e kemi të pamundur që përtej ditës së hënë, 24 maj, për të zhvilluar veprimtarinë hetimore. Ne duhet të mbyllim hetimet dhe të kemi mundësi për të bërë një krehje të plotë për faktet, e për të krijuar bindjen e plotë e më tej për të mundësuar përgatitjen e raportit, koha do të ishte e papranueshme, afati aktual do të jetë ditën e hënë.

Spartak Braho: Nëse Presidenti nuk njeh legjitimitetin e Kuvendit, është puç, nuk është Republikë Parlamentare.