“Meta refuzonte të dilte nga makina dhe shante”, shpjegimi i Ervin Karamuço: Pse u arrestua në hyrje të Tiranës

Më të fundit


TIRANË- Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në “Real Story” tha se procedura e ndjekur nga Policia për arrestimin e ish-presidentit të e Republikës, Ilir Meta, ka qenë e rregullt.

Ai theksoi se edhe Meta e ka ditur se deri në çfarë faze kishin vajtur hetimet për të.

Sipas Karamuços, në momentin kur Meta ka udhëtuar drejt Kosovës ka patur dyshime se ai po kërkonte strehim atje, por Policia e Kosovës ka konfirmuar se ai do kthehej sërish në Shqipëri.

Ai theksoi se Policia ka ndërhyrë për ta arrestuar në hyrje të Tiranës për të shmangur përfshirjen e njerëzve të tjerë në këtë procedurë.

“E ka ditur, ka vajtur në Kosovë, madje është dyshuar se mund të interesohej për një strehim të mundshëm dhe është ndarë ky informacion me disa efektivë të Kosovës dhe ata kanë njoftuar për jo, sepse është për t’u kthyer. E kanë ndjekur që në Morinë, deri në hyrje të Tiranës. Nuk kanë dashur ta arrestojnë brenda qytetit, sepse do kishte persona te selia e partisë, që mund të përfshiheshin në këtë procedurë. I është afruar një oficer policie, i është prezantuar dhe ata të gjithë kanë simbolet e Policisë. I ka thënë se ka një vendim gjykate dhe i kanë thënë në jemi Forcat Operacionale dhe duhet t’ju shoqërojmë në drejtorinë e Policisë së Shtetit. Aty ka filluar një agresivitet I Metës me sharje, ofendime deri me shkelmime të pjesës së derës dhe të gjunjëve të një prej oficerëve të policisë. Ata janë detyruar të nxjerrin forcërisht nga makina dhe ta fusin në makinën tjetër. Meta refuzonte të dilte dhe shante. Këto pastaj i ka vazhduar edhe më tej gjatë shoqërimit. Ka pasur dhe probleme emocionale, që janë të kuptueshme. Procedurat ka qenë e rregullt. Ka qenë standarde. Në SHBA të refuzosh dhunshëm policinë, nuk e hapin derën e makinës fare, të nxjerrin nga dritarja. Meta ka bërë një gabim të madh sot, që mund ti ngarkohet si vepër penale nesër, për këto akte që ka kryer në kundërshtim të urdhrit të policisë së shtetit”, tha ai.

Më tej, Karamuço shtoi se: “Nuk është ditur destinacioni fillestar. Mbase policia nuk e dinte, ka dashur që të vijë deri në hyrje të Tiranës. Në fillim kur është parë se të premten në sistemin TIMS, që është larguar, është menduar se është larguar për të mos u kthyer më. Shtatori ka qenë vetëm për t’u shkruar kërkesa për masa. Janë respektuar procedurat. Kanë qenë të detyruar në varësi të kushtet të përgjigjes së urdhrit policor nga z. Meta”, tha ai./ abcnews.al



Skip to toolbar