Meta “rrëmben” kandidatët e Foltores: Nuk janë të Berishës

Më të fundit


Ndërsa Sali Berisha, është ende në negociata për të gjetur mënyrat se si do të garojë më 14 maj, pas vendimit të Apelit, i cili e la pa vulë dhe sigël partie, Ilir Meta duket se sot I hodhi më shumë bezinën zjarrit.

Në konferencë për mediat, Meta u shpreh se kandidatët e primareve nuk janë të Sali Berishës, por të shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, ndaj edhe nuk ka hile e mekanizëm që t’I ndalojë të garojnë e fitojnë më 14 maj.


“Duhet të jemi të qartë kandidatët nuk janë të Sali Berishës, janë të primareve, një process historic që ka ndodhur në shqipëri për herë të parë. Një proces i guximshëm në një shtet që qeveriset nga një klikë mafioze. Pra, primaret ku morën pjesë më dhjetëra mijëra demokratë ka nxjerr super kandidatë që nuk I takojnë më Sali berishës, as demokratëve, po I takojnë shqiptarëve që kërkojnë ndryshim. Nuk ka hile që të regjistrohen në garë dhe të fitojnë.”u shpreh Meta.




Skip to toolbar