Meta sërish në zyrën e Berishës

Më të fundit


Dy aleatët opozitar Sali Berisha e Ilir Meta kanë zhvilluar sot një tjetër takim në selinë blu.

Mëngjesin e sotëm, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është parë sërish të ngjisë shkallët e PD, për një takim me aleatin e tij, Sali Berisha në zyrën e këtij të fundit.


Takimi vjen pak ditë pasi Sali Berisha shpalli datën e dytë të protestës kombëtare, e planikuar më 6 dhjetor, pikërisht ditën kur është parashikuar të mbahet në Tiranë Samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor. Ndërsa vetë kreu i Partisë së Lirisë ende nuk e ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me pjesëmarrjen në këtë protestë.

Sakaq, takimi vjen një ditë para seancës plenare ku pritet të miratohet buxheti 2023 si edhe marrëveshja për Portin e Durrësit, ku dy aleatët opozitarë pritet të rakordojnë qëndrimet e tyre.

Ndërkohë, PD e Berishës po zhvillon primaret për zgjedhjet e 14 majit, ku Partia e Lirisë e Metës ka shprehur mbështetje për kandidatët që do të dalin nga kjo garë.




Skip to toolbar