Bashkë… humbasin/ Berisha dhe Meta flasin si Basha: Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën

Më të fundit


Tre ditë pas zgjedhjeve, Ilir Meta theu heshtjen duke i shkuar në zyrë Sali Berishës.


Më parë dukeshin të rakorduar për mesazhin që u përcjellinin të gjithtë atyre që prisnin, se cfarë Berisha dhe Meta do u thonin për disfatën numerike të 14 majit.

Të dy folën me të njëjtën gjuhë, që duket përsëritëste dhe e ngulitur në mendjen e shqiptarëve prej Lulzim Bashës sa herë që humbiste zgjedhjet.

Sot, 6 vjet nga Marrëveshja Rama – Basha e 2017-së, nga e cila më pas Berisha dhe të tijtë do quanin Bashën të shitur e të marrë peng nga kryeministri, Berisha do të justifikohej njësoj si ai për 14 majin.

“Edi Rama pasi shpalli një kinezëri në kuadrin ligjor, u vërsul me të gjitha pushtet e narkoshtetit monist të rrëmbente votën e shqiptarëve me qëllim për të blerë haptazi apo influencuar votën në dhunim të kodit elektoral”

Edhe Lulzim Basha pas cdo humbjeje bënte dosje me shkelejet, së pati për tu jusifitkuar para demokratëve që e ndiqnin dhe më pas për tia cuar ndërkombëtarevve, që nuk ndryshonin asgjë.

“Analiza e të gjithë veprimtarisë elektorale e PD-së do jetë analizë e plotë e thelluar në përputhje me normat që kemi”

Edhe Ilir Meta, drejtuesi zyrtar i koalicionit “Bashkë fitojmë’ nuk sheh arsyje për tërheqje dhe bashkë me aletatin do i përvishen punës për të gjetur parregullësitë që ndodhën në zgjedhje.

“I gjithë ky proces i tjetërsimit të votës së lire të shqiptarëve po dokumentohet dhe do të fillojë procesi i kontestimit ligjor por edhe i përshkallëzimit të aksionit opozitar”

Bashkimi i forcave Berisha pa logo dhe Meta në mbështetje të tij, prodhoi ajo që u bë “Bashkë Fitojmë”, nëpër Shqipëri.

Por rezultat e votës nxorën solagonin e kundërt. Berisha Meta të dy sëbashku edhe pa Lulzim Bashën, bashkë humbasin.




Skip to toolbar