“Metamorfoza”, Pëllumb Gjoka ankimon në Gjykatë të Lartë vendimin e Apelit të GJKKO

AKTUALITET


Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Ardrit Hasanbegaj, Xhevahir Lita, Oltian Bistri, të arrestuar në saj të operacionit “Metamorfaza”  i janë drejtuar Gjykatës së Lartë, duke ankimuar vendimin e Apelit të GjKKO, që i la në burg.

Apeli i Posaçëm me një vendim të datës 31 gusht, la në qeli  personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.


Biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, ish-efektivi Adrit Hasanbegaj, Edmond Preka, shofer i biznesmenit Gjoka, sipas vendimit të Apelit të GjKKO, do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Relator i çështjes është caktuar Ilir Panda, i cili nuk ka vendosur një datë për shqyrtimin e kërkesë.

Ndërkohë avokatët kanë pretenduar që komunikimet në Sky ECC nuk mund të merren si provë pasi sipas tyre nuk janë marrë ashtu siç i parashikon ligji.




Skip to toolbar