Historiani Paskal Milo foli për ngjarjet historike dhe raportet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I ftuar në Real Story, Milo u shpreh se në rrugëtimin historik, Shqipëria ka qenë merak i vazhdueshëm i SHBA, por rrethanat e kohës dhe mospasja e sinjaleve nga Tirana zyrtare e viteve 1960 e mbrapa, krijoi një mosorientim të duhur të vendit tonë në politikën e jashtme.
“Shqipëria pavarësisht se dilte nga bllokut i Traktatit të Varshavës, ajo vazhdon të jetë një vend evropianolindor dhe SHBA dhe NATO nuk mund të preknin dhe nuk mund të ndërhynin në një zonë që konsiderohej si sferë e influencës sovjetikë, kjo ishte nga ana perëndimore. Ata prisnin dhe nuk e gjetën një sinjal nga Tirana e kohës për t’u riorientuar. Nuk u erdhi ky sinjal se po t’u kishte ardhur, besoj se do ishin gati të lëviznin në një formë ose në një tjetër, por zyrtarisht nuk erdhi. Ka patur komente nga mediat botërore se “ku do të shkojë Shqipëria tani””, tha ai.
Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë të interesuar për fatet politike në Shqipëri dhe kjo është faktuar edhe nga bisedat që janë bërë pas viteve 1960. Historiani tregoi dhe një bisedë të John Kennedy me ish-udhëheqësin ë Jugosllavisë, Josip Broz Titon.
Siç e bënë në 1961-62 pasi u prishëm me sovjetikët, ka arritur që debate dhe komentet janë bërë deri në shtëpinë e Bardhë, deri te John Kennedy, ai ka folur me Titon në atë kohë për rastin e Shqipërisë, është diskutuar çështja e Shqipërisë në këshillin e NATO-s se çfarë do bëjmë me Shqipërinë, ndërsa më në fund sekretari amerikan i shtetit në atë kohë përcaktoi qëndrimin amerikan me një frazë të vetme: “Lëreni çorbën të ziej ngadalë”, që domethënë se çfarë zhvillimesh do kemi në të ardhshmen, nuk mund të ndërhyjmë, sepse ishte ideja që Shqipëria konsiderohej si zonë e influencës sovjetike dhe nuk mund të ndërhynte. Kjo logjikë sundoi edhe në 1968, po kjo logjikë sundoi edhe në 1978 kur u prishëm me Kinën marrëdhëniet. Amerikanët kishin frikë se mos Shqipëria kthehej sërish familjen sovjetike, ky ishte shqetësimi më i madh”, tha ai.