Ministri grek i Jashtëm: Çështjet e pazgjidhura me Shqipërinë do t’i zgjidhim në bazë të së drejtës ndërkombëtare 

AKTUALITET


Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias se Greqia ka interes të përbashkët dhe të zgjidhë çështjet e pazgjidhura në bazë të së drejtës ndërkombëtare.

“Ne jemi të vendosur të promovojmë bashkëpunimin tonë në fusha të ndryshme me interes të përbashkët dhe të zgjidhim çështjet e pazgjidhura në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, tha ministri i Jashtëm Nikos Dendias.


Ai theksoi se vendi i tij është i gatshëm që ta ndihmojë vendin tonë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë në çdo mënyrë të mundshme, për të bërë progres të shpejtë në rrugën e anëtarësimit të saj”, shtoi ai.

Një nga çështjet më të nxehta mes dy vendeve është ajo e hapsirës detare, ku Greqia ka kërkuar të zgjerohet 12 milje në det. 




Skip to toolbar