Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz e shpalli Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres një “personalitet të padëshiruar në Izrael”.
Ai gjithashtu theksoi se i ndalohet hyrja në vend.
Ministri Katz e akuzoi shefin e OKB-së se është “anti Izraelit” dhe se mbështet terroristët e vrasësit.
Madje, ministri i Jashtëm izraelit tha se “kjo është një vazhdimësi e politikës së Guteres, anti-izraelite që nga fillimi i luftës që mbështet terroristët dhe vrasësit e Hamasit, Hezbollahut, Houthi-s.