Ministri i Jashtëm turk: Pastroni mbetjet e fundit të FETO-s në Shqipëri

AKTUALITET


Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan ndodhet në një vizitë në Tiranë, ku u prit nga homologu Igli Hasani. Më tej, ai do të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin Edi Rama. Në konferencën për shtyp me Hasanin, ai theksoi se do të thellojnë bashkëpunimin mes ty vendeve në shumë fusha, si ekonomia, arsimi apo turizmin.

“Do vazhdojmë takimin me Ramën, do të marrim në diskutim marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe si do ti çojmë në një nivel më të lartë, do kërkojmë fusha të ndryshme bashkëpunimi. Së pari mendojmë që është shumë  e rëndësishme miqësia për të thelluar marrëdhëniet tona, Shqipëria dhe Turqia janë të lidhura me njëra tjetrën, nga ana historike, lidhje të pashkëputshme. Në këtë ka ndihmuar edhe solidariteti mes Erdogan dhe Ramës. Ne kemi zhvilluar marrëdhëniet tona në shumë fusha dhe jemi të vendosur t’i vazhdojmë bashkëpunimet, sidomos në fushën ekonomisë, arsimit, teknologjia, turizmi, ka shumë fusha ku do vazhdojmë të punojmë në mënyrë të pandërprerë. Patëm dje takim me biznesmenët turq dhe diskutuam për mundësitë e investimit”, tha Fidan.


Ministri i Jashtëm turk përcolli dhe mesazhin që të largohen dhe mbetjet e fundit të FETO-s, organizatës së klerikut Fetullah Gulen, i akuzuar nga Ankaraja si përgjegjës për përpjekjet për grusht shteti në 2016.

Diskutuam me kolegun dhe për tema të tjera si lufta kundër terrorit apo cështje të tjera rajonale. Diskutuam në lidhje me pastrimin e mbetjeve të fundit të FETO-s që kanë mbetur në Shqipëri prandaj treguam ndjeshmërinë që ka Turqia ndaj kësaj çështjeje. Diskutuam çfarë hapash mund të hidhen konkretisht për këtë’ tha Hakan Fidan.




Skip to toolbar