Ministrja Balluku inspekton punimet për ndërtimin e ujësjellësit në Shënkoll të Lezhës

Më të fundit


Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet për ndërtimin e ujësjellësit në Shënkoll të Lezhës. Bëhet fjalë për një investim të qeverisë, që synon të zgjidhë problematikën në këtë zonë, e cila nuk ka pasur një rrjet të furnizimit me ujë.

Një përfaqësues i AKUK tha se nga ky rrjet shpërndarës do të mbulohen pesë fshatra. Ai tha se pas përfundimit të depos, do të vijohet me ndërtimin e stacionit kryesor të pompimit. Përfaqësuesi i AKUK tha gjithashtu se do të ndërtohet me të gjithë parametrat për të siguruar 24 orë ujë.


“Është investim i qeverisë nëpërmjet ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe parashikon për një njësi nga më të rëndësishme jo vetem nga ana turistike por për dendësinë e popullsisë, e cila nuk ka pasur rrjet të furnizimit me ujë asnjëherë, ku banesat kanë shfrytëzuar e puse individuale.

Ngritja e një kantieri të tillë jep një perspektivë të madhe. Jemi në fazën e 30 përqind të realizimit të punimeve. Kemi një kapacitet prej 300 litrash prodhim të sasisë së ujit që është mëse e mjaftueshme për mbulim të zonës, janë 5 fshatra që mbulohen me rrjet shpërndarës.

Ka përfunduar aktualisht shtrirjen në të gjitha banesat me kutitë individuale dhe matësat. Rreth 75 km linjë shpërndarjeje, është përfunduar linja e transmetimit rreth 2 km, e cila bën edhe lidhjen e rrjetit tjetër të shpërndarjes dhe përfshin të 5 fshatrat e njësisë Shënkoll.

Janë instaluar 900 matësa individualë ku jemi në fazën e ndërtimit të veprës grumbulluese të ujit, e cila do të jetë e ndarë në dy dhoma 2 mijë metër kub, dhe janë bërë të gjitha instalimet e rrjetit të shpërndarjes. Pas përfundimit të depos, do të ndërtojmë stacionin kryesor të pompimit.

Sasia e ujit dhe cilësia janë në të gjithë paramentrat dhe siguron ujë 24 orë, sistemi do të komandohet nëpërmjet sistemit Skada. “, u shpreh përfaqësuesi./abcnews.al




Skip to toolbar