Minxhozi: PD zyrtare bashkësi më kaotike. Berisha si repart ushtarak

Më të fundit


Për analistin Skënder Minxhozi analiza që duhet të kryejë PD ka të bëjë me atë se cfarë kjo parti dëshiron të jetë në të ardhmen. Në studion e Tirana Live në ABC News, Minxhozi tha se palët duhet të ulen në tryezë e të shohin njëri tjetrin në sy dhe të flasin se cfarë duan të bëjnë me këtë formacion në të ardhmen, apo të shkrihet si parti.

“PD zyrtare është një bashkësi më kaotike njerëzish, jo të gjithë mendojnë njësoj. Ke anarkistë, që s’duan të shkojnë në asnjë grup tip Gjekmarkaj që nuk bashkohet, ke të tjerë si Tabaku që s’u duk fare në fushatë dhe tani shfaqet pretende, të tjerë si Gaz Bardhi që bënë fushatë për Foltoren. Pra, është një bashkësi që iu mungon lidershipi. Kreu juridik Basha, s’u duk fare edhe ai, u mundua Alibeaj të drejtojë atë cik PD, ku mundi të kandidojë vetëm 14 kandidatë.


Berisha si repart ushtarak ka krijuar një grup njerëzish më të zhurmshëm, që qëndrojnë dukshëm pas tij. Duke thënë se do vijojmë me Berishën. Por më pëlqen më shumë kaosi në pjesën e vogël të PD se sa kompaktësia e ngurtë. Analiza e Berishës ishte : do i përmbahemi statutit, dmth unë shkoj në votëbesim, ju do më votoni, këtu merr fund analiza.

Analiza është fiktive dhe s’ka lidhje me zgjedhjet. PD duhet të bëjë një analizë të thellë se çfarë dëshiron të jetë në të ardhmen, e para nëse dëshiron të jetë apo jo. Duhet një dialog që të ulen të gjithë rreth një tryeze. Mund të aludoni me një rikthim të Bashës, por unë jam nga ata që nuk besojnë se Basha mund te jetë vlerë e shtuar me situatën e krijuar. Ka akumuluar shumë humbje e mosbesim.

PD është e ngërthyer në një rreth të tmerrshëm vicioz. Kryetari i ri nuk bën më. Është kthyer kryetari i vjetër që edhe ai nuk bën më. Në PD duhet i treti, po deri tani nuk ka një identitik. Po ecin me logjikën, kush është më i fuqishëm mbijeton. Po përgatitet një vijimësi deri në 2025 dhe kjo është prognoza më e keqe për opozitën që të shkojë në këtë gjendje në 2025”- u shpreh Minxhozi.




Skip to toolbar