Minxhozi: Programi bërthamor i Iranit u dëmtua nga sulmet e SHBA, por nuk dihet nëse ka marrë fund

BOTA


Analisti Skënder Minxhozi thotë se programi bërthamor i Iranit është dëmtuar nga sulmet amerikane, por nuk dihet nëse ky program ka marrë fund.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se

“Kur Trump u pyet nëse ishte dakord me ndërhyrjen, ai tha, i thashë Bibit që bëri gabim. E shprehu mosdakordësinë formale, për sulmin e Izraelit. Ne marrim si premisa, mendojë unë, thellësisht gabim, që programi bërthamor i Iranit, me bombat që hodhi SHBA, ka marrë fund. Ka një shenjë indirekte, asnjë nga vendndodhjet e programit bërthamor, sot agjencia nuk konfirmon që ka rrezatim. Rrezatimi del. Askush nuk e di sot nëse programi bërthamor i Iranit ka marrë fund. Nuk u provua që edhe ajo që Izraeli do kërkonte, ndryshimi i regjimit. Jemi jo në fund të konfliktit, nuk kemi marrëveshje, kemi armëpushim.”, theksoi ai.



Skip to toolbar