Minxhozi: Rikthimi i Berishës në PD, krijoi një parti më të vogël se ajo që drejtoi Basha

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi deklaroi se ishte e pritshme që rikthimi i Sali Berishës në Partinë Demokratike, do të krijonte një parti më agresive, por më të vogël se ajo e drejtuar nga Lulzim Basha.

Për ABC News, Minxhozi u shpreh përçarja e Partisë Demokratike, erdhi pasi një fraksion pro-amerikan u distancua nga Berisha.


Lidhur me zgjedhjet e 14 majit, Minxhozi u shpreh se fitorja e PS-së në Kamzë me 60% të votave ishte e papritur dhe kjo sipas tij tregon se opozita po prek fundin.

“Ne kemi diskutuar shpesh në sensin që rikthimi i Berishës në PD, do të krijojë një parti më agresive se ajo e Lulit, por më e vogël se ajo e Lulit. Rikthimi i Berishës, vinte së pari me ikjen e nga partia të fraksionit pro-amerikan, do ta ndante partinë dhe vetë stili politik i Berishës, që bazohet mbi ndartjen, konfrontimet dhe jo grumbullimin, me një kllapë historike, ajo e 2005 ku doktori realisht bëri të kundërtën e asaj që i thotë e gjithë qënia e tij politike, që çon drejt konfrontimit dhe jo drejt paqtimit, pra Berisha iu rikthye Berishës së viteve 90′ dhe jo të vitit 2000. Po të ishte ktrhyert Bereisha i viteve 2000′, me gjasë do flisnim për një rezultat tjetër. Jo fitore, por gjithsesi një opozitë tjetër”, theksoi ai.




Skip to toolbar