Miratimi i ligjit për zonat e Mbrojtura, Rama: 100% në një mendje me BE-në

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama thotë se ndryshimet e miratuara sot për ligjin për Zonat e Mbrojtura janë 100% me një mendje me Bashkimin Europian.

Rama ka publikuar reagimin e BE-së dhe thekson se në këto 10 vitet e fundit është bërë një përparim shembullor në mbrojtje të biodiversitetit.


“100% në një mendje me Bashkimin Europian!

Me vizionin e Shqipëria 2030 dhe vullnetin e palëkundur për ta bërë këtë vend një destinacion turistik të nivelit më të lartë mesdhetar, ne kemi bërë në 10 vitet e fundit një përparim shembullor në mbrojtje të biodiversitetit dhe sot jemi të parët në rajon për sasinë e zonave të mbrojtura.

Ndryshimet e sotme e forcojnë bazën e rrugës sonë ambicioze për zhvillim të qëndrueshëm në harmoni me bukurinë mahnitëse të Shqipërisë”, – shkruan Rama.




Skip to toolbar