Miratimi i ligjit për zonat e mbrojtura, Rama: Shumë turistë, por edhe të ardhura

Më të fundit


Kreu i qeverisë, Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë dhe kryebashkiakëve në Shkodër, foli edhe për miratimin e ligjit për zonat e mbrojtura.

Kryeministri tha se në Shqipëri kanë ardhur shumë turistë, por në të njëjtën kohë edhe të ardhura.

“Për të rikthyer në jetë monumentet trashëgimore bën që unë të them se askush s’ka gojë të flasë. Askush s’ka gojë të flasë për qasjen ndaj zonave të mbrojtura. Jemi para një sfide që është ajo e shekullit nga pikëpamja politike.

Nuk mjafton sa turistë sjell. Sjell turistë që konsumojnë shumë, jo thjesht turistë më çantë me vete. Edhe ata janë të mirëseardhur se janë dhe ekologjikë, balanca mes mbrojtjes dhe zhvillimit, nëse është e duhura është sukses. Shqipëria që sot është në pozicionin më të mirë në profilin ndërkombëtar as që nuk diskutohet.

Ndaj unë e quaj jo të mbyllur ciklin tonë të qeverisjes. Nuk është një progres i pakthyeshëm. Ajo qe në kemi bërë është që kemi krijuar një fleksibilitet.

Theksoj se PS nuk e shtrembëro rrugën që ka nisur. Kemi bërë parkun kombëtar të Vlorës.”, tha ai.



Skip to toolbar