Miratohet në komision Amnistia Penale/ Alibeaj kërkon më shumë kohë

AKTUALITET


Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projektligjin për Amnistinë Penale, që u votua me 15 vota pro dhe asnjë kundër. Partia Socialiste i duhen 84 vota në Kuvend për të miratuar projektligjin për amnistinë penale, vota të cilat mazhoranca nuk i ka.

Sipas projektligjit aktual të amnistisë, përfitojnë 100 persona të cilët kanë marrë dënimin e formës së prerë, kryesisht në shërbim prove.


“Unë i qëndroj propozimit tim, nuk futem në qëndrimet në propozimet tuaja, por të futem në një proces, unë nuk jam një individ, është një parti që mban përgjegjësi politike për impaktin në të ardhmen. Nuk mund të hyjmë në një proces ku deputetët e mazhorancës sjellin amandamente, ndërsa amendamentet tona nuk pranohen. Miratimi i një ligji me shumicë të cilësuar me peshkim votash individuale në Parlament, unë nuk ua këshilloj, por nuk është në të mirin e legjitimitetit të një akti”, u shpreh deputeti i PD-së, Enkeled Alibeaj.

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se përfitojnë 700 persona të dënuar dhe 2.2 mijë të dënuar me shërbim prove.“Ne kemi statistika se kush janë kategoritë përfituese dhe e kemi shumë të saktë. Kemi kërkuar amnisti sepse kemi 2200 persona të dënuar dhe 11 mijë të dënuar me shërbim prove. Nëse kjo merr votë në parlament, përfitojnë 700 persona të dënuar dhe 2.2 mijë të dënuar me shërbim prove. Për zbritjen me një vit të dënimit që përfitojnë gratë dhe të miturën, po ashtu përfitojnë nga 1200 në 1600 persona të dënuar. Lidhur me personat që janë në hetim apo gjykim, nëse tejkalojnë rregullin për dënime deri në 2 vite nuk do të ketë subjektivizma, për të tjerët më pas që hynë te krimet, kjo do të shikohet me shumë kujdes. Në relacionin e dorëzuar në Kuvend, kemi të gjitha mendimet e institucioneve të drejtësisë. Statistika se sa është numri i personave në hetim apo gjykim për kundërvajtje penale që përfshin amnistia është publike”, u shpreh ministri Manja.




Skip to toolbar