“Mirë se vjen Antony Blinken”/ Ambasada e SHBA: Takohet me Begaj, Ramën e drejtues të drejtësisë

AKTUALITET


Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas mbërritjes në Shqipëri, të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada i ka uruar mirëseardhjen Blinken, duke e cilësuar vizitën historike.


“Mirësevjen në Shqipëri Antony Blinken.

Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor në Piramidën e Tiranës, duke festuar të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të drejtësisë dhe komunitetin e Ambasadës. Na ndiqni gjatë gjithë kësaj vizite historike’, shkruan ambasada e SHBA në rrjetin X




Skip to toolbar