Mitsotakis fton në zyrë 7 eurodeputetët e tij, Beleri shfaqet LIVE me Skype nga qelia

AKTUALITET


Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka takuar në zyrën e tij eurodeputetët që do përfaqësojnë Demokracinë e Re në Parlamentin Europian.

Pesë prej tyre ishin të pranishëm , ndërsa dy të tjerë midis tyre edhe Fredi Beleri kanë marrë pjesë me telekonferencë.


Në takim morën pjesë edhe ministri i Shtetit Akis Skertos, zv.ministrja e Punëve të Jashtme Alexandra Papadopoulou dhe sekretari i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkimit Evropian Tasos Hatzivasiliou.

Fredi Beleri, i dënuar nga GJKKO për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, është zgjedhur nga grekët si anëtar i Parlamentit Europian.

Beleri u rendit i katërti mes të votuarve si kandidat në zgjedhjet helene dhe bëhet një prej 21 eurodeputetëve grekë në PE dhe një prej 7 të zgjedhurve nga sigla e Demokracia e Re të Mitsotakis.




Skip to toolbar