Mjekët turq dhe shqiptarë në Spitalin e Fierit, apel qytetarëve: Vaksinohuni

AKTUALITET



Mjekët turq dhe ata shqiptarë në Spitalin Memorial të Fierit, nëpërmjet një video mesazhi i janë drejtuar qytetarëve duke i bërë apel të vaksinohen kundër COVID-19.

“Dy vitet e fundit për shkak të COVID-19 e gjithë bota po haset me probleme shëndetësore. Për ta shmangur këtë kemi një zgjidhje në dorë. Vaksinimi. Ju lutem të vaksinohemi”, thotë një mjeke për ATSH.


“Për të marrë frymë të lirë ju lutem të vaksinoheni”, shprehet një tjetër.

 “Nëse nuk jeni të vaksinuar ndaj COVID-19 mos u vononi më ta bëni. Bëjini të dyja dozat. Mos mendoni se jeni të rinj dhe e kaloni lehtë. Pasi të vaksinoheni do të mbroni jo vetëm veten tuaj, por edhe të afërmit, të moshuarit. Vendi juaj i punës do të jetë më i sigurt. Jeta juaj po ashtu. Ju do të keni lirinë për të udhëtuar kudo”, tha një tjetër mjek turk.